20 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Takimet konsultative për formimin e Qeverisë, Kurti takohet me Albert Kinollin – ZKM jep detaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar me takimet konsultative me partitë parlamentare të komuniteteve joshumicë për formimin e Qeverisë së re.

Ai ka pritur në zyrë deputetin e zgjedhur nga radhët e komunitetit rom, Kryetarin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Albert Kinolli.

Në njoftimin e lëshuar nga ZKM thuhet se të dy theksuan rëndësinë e formimit të qeverisë me kohë dhe pa vonesa, dhe gatishmërinë për bashkëpunim, shkruan Reporteri.net.

“ Gjatë bisedës, kryeministri veçoi promovimin dhe fasilitimin e punësimit përmes Agjencisë së Punësimit, bursat e studimit për nxënësit dhe studentët rom dhe qendrat mësimore, si dhe mbështetjen në projektet për kulturë dhe rini, si rezultate të drejtpërdrejta dhe dëshmi e përkushtimit të qeverisë për mirëqenie dhe zhvillim të gjithmbarshëm, nga i cili përfitojnë të gjitha komunitetet pa dallim”, përfundon njoftimi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...