Zhvillohet sot takimi derbi i javës së 19 në Supërligën e Kosovës në futboll dhe do të ndeshën: Feronikeli – Llapi, ekipi vendas do ta ketë rasti të shfrytëzoj fushën vet që të përforcohet në krye të tabelës, ndërsa Llapi, me rezultat evetual të favorshëm nga kjo ndeshje do të vazhdoj bindëshëm rrugëtimin drejt titullit të kampionit.
Në dy takimet të tjera; Prishtina – Liria dhe Trepça 89 – Drita, priten përballje interesante, por favorit për të arritur tek fitorja janë skuadrat vendase.
Dje janë zhvilluar tri takimet e para të xhiros së 19 dhe u arritën këto rezultate: Gjilani – Flamurtari 0 – 0, Ballkani – KEK-u 3 – 0 dhe Drenica – Ferizaj 3 – 1 . Të gjitha takimet e kësaj jave fillojnë prej orës 13.00. /Njeshi/
]]>