13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Takimi i Berlinit do ta orientojë zgjidhjen brenda kufijve ekzistues

Politologu Belul Beqaj ka bërë me dije se takimi i Berlinit, në të cilin do të marrin pjesë liderët e Kosovës dhe ata të Serbisë, do ta përforcojë orientimin se zgjidhja përfundimtare në mes të këtyre dy shteteve duhet të kërkohet brenda kufijve ekzistues të Kosovës.

Ai ka thënë se pozita dhe opozita duhet të bëhen unike për gjetje të formulës së pranueshme që do t’i akomodojë serbët brenda kufijve të shtetit të Kosovës.

Beqaj ka pranuar se marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi ende është larg.

“Realisht dialogu është shumë larg qëllimit të paramenduar. Së pari, nuk ka unanimitet brenda faktorit kosovar. Së dyti, situata në Serbi është komplikuar, ndonëse fuqia e kryetarit serb nuk është dëmtuar. Dhe, së fundi, nuk ka unanimitet të plotë ndërkombëtar për qëllimin përfundimtar të dialogut në mes të Gjermanisë dhe ShBA-së. Takimi i prillit besoj se do ta orientojë zgjidhjen definitive brenda kufijve ekzistues ngaqë pasojat e gabuara dhe pozitive të zgjidhjes do të reflektohen, para së gjithash, në Evropë”, ka thënë Beqaj.Njeshi& Epoka e re

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...