11.6 C
Pec
E diel, 6 Tetor, 2024

Takimi i liderëve të Ballkanit me Borrell në Nju Jork – Kurti është atje, por BE njofton se mori pjesë Vjosa Osmani

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell mbajti një takim jozyrtar me liderët e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Anipse kryeministri Albin Kurti gjendet në Nju Jork, BE njoftoi se në këtë takim mori pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përveç Osmanit, mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Denis Beqiroviç,  presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Europiane të Malit të Zi, Filip Ivanoviq.

Sipas njoftimit të BE’së, në këtë takim diskutimet janë përqëndruar në ndikimin e dëmshëm të agresionit rus kundër Ukrainës dhe përpjeket e Kinës për të zgjeruar ndikimin e saj ekonomik.

“Takimi vjetor pasqyron përkushtimin e Bashkimit Euuropian ndaj partneritetit tonë me Ballkanin Perëndimor – shtetet tona anëtare të ardhshme. Ai shërben si një rast për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet me interes të përbashkët, përtej zgjerimit, për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit global”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell theksoi se Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e së ardhmes së Europës.

Sipas njoftimit, Borrell theksoi rëndësinë dhe forcën e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe përsëriti se anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri.

“Takimi ishte një mundësi për të kujtuar nevojën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese dypalëshe. Përfaqësuesi i Lartë Borrell nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të arritura përmes dialogut dhe kompromisit si hapa thelbësorë drejt integrimit në BE. Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre evropiane”, thuhet tutje në njoftim.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell përfundoi duke rikonfirmuar angazhimin e BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre europiane, duke theksuar se zgjerimi mbetet një prioritet kryesor për BE-në./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...