5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Takimi i parë inaugurues në Bruksel i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit, Hoti jep detaje

Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve të luftës, me pjesëmarrjen e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se ky takim ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme dhe adresimin e disa çështjeve kyçe për personat e zhdukur.

 

Në një postim në Facebook, Hoti theksoi se delegacioni i Kosovës do të paraqesë disa kërkesa të rëndësishme, përfshirë monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur dhe adresimin e shkresës për hapjen e arkivave, e cila i është dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Halil Cenaj është caktuar si përfaqësues i Delegacionit të Republikës së Kosovës për këtë takim.

“Takimi ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për çështjen e personave të zhdukur. Delegacioni ynë do të prezantojë kërkesa kyçe që lidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat dhe çështje të tjera të rëndësishme në këtë fushë,” ka shkruar Hoti.

Ai e cilësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, e miratuar më 2 maj 2023.

Marrëveshja për çështjen e të pagjeturve u arrit në dhjetor të vitit të kaluar dhe konsiderohet një nga elementet kyçe për dialogun Kosovë-Serbi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...