15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Takimi i presidentes Osmani me liderët e partive politike mbahet të enjten

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pritet që pas dy ditës t’i takojë liderët e partive politike në vend.

Osmani ka ftuar liderët e partive politike me datë tre korrik në ora 11:30.

Kjo është bërë e ditur nga deputetja e komuniteteve, Duda Balje pak para seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Nuk është bërë e ditur nëse Osmani i ftoi të gjithë në të njëjtën kohë, pasi ende nuk janë dhënë detaje.

Dje këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina njoftoi se Osmani pritet që së shpejti t’i thërrasë në takim, por s’pati dhënë informacione se në cilën datë.

Pavarësisht takimeve që Osmani dhe Kurti realizuan ndarazi me liderët e subjekteve të tjera politike nuk, asnjë rezultat nuk u soll në pah.

Kuvendi vazhdon të jetë i pakonstituar edhe pas 40 seancave. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...