24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve

Sot, më 13 maj në Bruksel do të mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.

Ky takim pritet të shërbejë si përgatitje për takimin e ardhshëm në nivel të lartë për dialogun Prishtinë-Beograd.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një përgjigje me shkrim kishte deklaruar për Telegrafin se takimi i së premtes, mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij i Serbisë, Petar Petkoviq, ka për synim të vazhdojë diskutimet për gjetjen e rrugës përpara për një numër çështjesh.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE do të vazhdojë të premten më 13 maj me një takim në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel. Qëllimi është të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një rruge përpara për një sërë çështjesh dhe të përgatitet takimi i ardhshëm i nivelit të lartë të Dialogut”, ka deklaruar Stano.

Ai ka theksuar se çështja e targave, energjisë dhe personat e pagjetur do të jenë sërish në agjendë.

“Të gjitha temat e diskutuara në takimin e fundit të kryenegociatorëve në prill do të jenë sërish në agjendë, veçanërisht targat, energjia dhe personat e zhdukur”, u shpreh Stano.

Takimi i fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në mes liderëve, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte zhvilluar në korrik të vitit të shkuar. Ditë më parë ata në Berlin patën një darkë jozyrtare, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...