19.7 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Takimi Kurti – Vuçiq, pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për personat e pagjetur

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 gusht në Bruksel.

Në këtë takim pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.

Agjenda ende nuk dihet për publikun, derisa pala serbe pret që në Bruksel të diskutohet për targat e veturave dhe dokumentet e identifikimit, siç shkruan gazeta kjo është një çështje e ktyer për Prishtinën.

Sipas gazetës Nova, nënshkrimi i kësaj deklarate pritet të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe konsiderohet si hap i madh në marrëdhëniet mes dyja palëve.

Ndërkaq kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukurm Veljko Odaloviq, tha se nënshkrimi i kësaj deklarate ishte diskutuar edhe në raundet e mëparshme.

Odaloviq theksoi se teksti në masë të madhe ishte dakorduar por se ka pasur kërkesë edhe nga Prishtina. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...