28.8 C
Pec
E diel, 21 Korrik, 2024

Takimi Kurti-Vuçiq, tema kryesore do të jetë zbatimi i Marrëveshjes Bazë

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel më 26 qershor.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, për media ka thënë se fokusi kryesor i takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, aneksi për zbatimin e saj “dhe rruga përpara”.

“Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara”, ka thënë Kryeziu.

Ndërsa, nga BE-ja ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me agjendën e takimit Kurti-Vuçiq.

Më herët, ky takim u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ky takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 14 shtator të vitit 2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...