3.5 C
Pec
E diel, 19 Janar, 2025

Takimi lamtumirës, Rama ia dorëzon Hovenierit çelësin e Prishtinës

Ambasadorit të SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot i është dorëzuar “Çelësi i qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në takimin lamtumirës meqë së shpejti Hovenier do të pensionohet.

“Nga diskutimet tona për transformimin e Prishtinës në një kryeqytet të kulturës dhe përpjekjeve tona për të mbështetur artin, e kam shijuar bashkëpunimin tonë”, ka thënë Hovenier.

Ndërkaq kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka thënë se “Çelësi i qytetit” i është dhuruar Hovenier “në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj vendit tonë”

Rama ka shtuar se Hovenier është mik i çmuaj dhe zë i fuqishëm në mbështetje të përparimit të Kosovës.

“Ambasadori Hovenier është mik i çmuar dhe një zë i fuqishëm në mbështetje të përparimit tonë. Kryeqyteti do ta kujtojë gjithmonë rolin e tij në forcimin e lidhjeve mes popullit tonë dhe aleatit tonë më të madh – SHBA-së. Faleminderit, ambasador Hovenier, për kontributin tënd për Kosovën dhe Kryeqytetin. Dyert e Kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për ju!”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...