27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Takimi me Osmanin, partitë politike propozojnë 12 tetorin për zgjedhjet lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e partive politike kanë mbajtur sot një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Në takim ishin kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj nga Nisma dhe përfaqësuesit e komuniteteve.

Lëvizja Vetëvendosje në këtë takim u përfaqësua nga nënkryetarja, Albulena Haxhiu dhe jo nga kryetari Albin Kurti.

Kreu i AAK-së ka njoftuar se ka propozuar që 12 tetori të jetë datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, propozova që këto zgjedhje të mbahen më 12 Tetor 2025. Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore. Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...