23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

Takimi mes Francës dhe Hungarisë përfundon baraz

Ka përfunduar me rezultat 1-1, takimi mes Francës dhe Hungarisë.

Kombëtarja e Francës dhe Hungarisë kanë ndarë pikët, pasi luajtën baras 1-1.

Ky takim. nisi më mirë për francezët që patën disa raste të mira në fillim, por goli erdhi nga Hungaria në fund të pjesës së parë kur realizoi Attila Fiola në min e 45+2’.

Pjesa e dytë, sërish nisi më mirë për Francën që vazhduan sulmet drejt hungarezëve, goli i barazimit erdhi në minutën e 66’ nga Antoine Griezmann.

Deri në fund, Franca ka pasur edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën ti konkretizojnë.

Pas dy takimeve, Franca ka katër pikë në Grupin F, ndërsa Hungaria një pikë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...