4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Takimi ndërqeveritarë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kjo është agjenda

Prishtina sot do të jetë nikoqire e një ngjarje të rëndësishme diplomatike, takimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Delegacionet qeveritare të dy vendeve do të mblidhen në qendrën “Grand Events” rreth orës 10:30, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mirëpresë homologun e tij maqedonas, kryeministrin Hristijan Mickoski.

Pas mbërritjes së liderëve, ceremonia e mirëseardhjes do të shoqërohet me një fotografi të përbashkët të delegacioneve dhe një takim bilateral i përqendruar në thellimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Takimi mes kryeministrave Kurti dhe Mickoski do të zgjasë deri në orën 11:50, dhe në të njëjtën kohë do të mbahen takime dypalëshe ndërmjet ministrave homologë të të dy qeverive.

Agjenda përfshin nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale, që do të përforcojnë angazhimet e përbashkëta në fusha të ndryshme si tregtia, infrastruktura, arsimi dhe siguria rajonale.

Takimi do të pasohet nga një konferencë për shtyp rreth orës 13:45, ku kryeministrat Kurti dhe Mickoski do të ndajnë me publikun rezultatet dhe angazhimet e marra gjatë këtij takimi.

Ngjarja do të përfundojë me një drekë zyrtare ku do të diskutohet në mbi marrëdhëniet e mëtejshme ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke synuar forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve fqinje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...