4.7 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Takimi në Bruksel: Kosova dhe Serbia zotohen që deri me 22 mars ti dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së dinarit

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se deri me 22 mars palët do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfundoi me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Për javën e ardhshme, Brukseli paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e dy palëve mund të shndërrohen në një të vetëm që “do të ishte i pranueshëm për Kosovën”.

Paraprakisht, Lajcak priti veç e veç Bislimin dhe Petkovicin.

Bashkimi Europian paralajmëroi një ditë më herët se do të shtojë trysninë mbi dy vendet për të zbatuar marrëveshjen e arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Bisedimet, megjithatë, mund të mbeten nën hijen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë – temë kjo, po ashtu, e paralajmëruar nga BE’ja.

Me një rregullore të Bankës Qendrore, Kosova e ndaloi përdorimin e kësaj valute më 1 shkurt, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese.

Çështja, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...