Njohësi i zhvillimeve në rajon, Azem Vllasi, në lidhje me takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars, ka thënë se do të diskutohet për përcaktimin dhe konkretizimin e agjendës për zbatimin e marrëveshjes.
“Sipas të gjitha gjasave në Ohër vazhdimi i bisedave duhet të jetë për caktimin konkretizimin e agjendës për zbatimin e kësaj marrëveshje, dhe në këtë marrëveshje e cila konsiderohet e aprovuar përmendet që në rrugën e mëtutjeshme zbatimin e disa pikave nga kjo marrëveshje duhet të vihet deri të marrëveshja finale obligativisht e pranuar”, ka deklaruar ai.
Vllasi ka thënë se gjatë diskutimit për planin e zbatimit të Bashkimit Evropian, mund të ketë probleme nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pasi sipas tij, ai mund të insistojë në çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Mund të ketë probleme që Vuçiqi të këmbëngul te çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nëse do ta rrezikonte arritjen e marrëveshjes për planin e zbatimit, nuk është çështje që duhet të mbajë gajle pala kosovare”, ka thënë ai.
Ndërkaq, sipas tij, sa i përket çështjes së Asociacionit, pozicioni i Kosovës duhet të jetë i qartë, “që mund të formohet si formë e bashkëpunimit mes komunave për çështjet specifike të komunitetit serb, përbrenda sistemit kushtetues e ligjor te Kosovës/Njeshi/