Prokuroria e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës Lumturije Vuçetaj e shoquar edhe nga Zv/Kryeprokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri, kanë pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Themelore të Pejës, Armend Berisha.
‘Temë e diskutimit mes kryeprokurores dhe kryetarit, ishte edhe implementimi sa me efikas i programi SMIL dhe çështje tjera relevante me rëndësi në të mirën e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore të Pejës.’-thuhet mes tjerash në njoftimin nga Sistemi Prokurorial i Kosovës.
Njoftimi i plotë:
‘Kryeprokurorja Vuçetaj pret në takim kryetarin e Gjykatës Themelore në Pejë Armend Berisha
Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe zëvendës-kryeprokurorja, Arlinda Nallbani Gacaferri, kanë pritur në takim koordinues, kryetarin e Gjykatës Themelore të Pejës, z. Armend Berisha.