4.5 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Taksa ndaj Serbisë, pamundëson rrëzimin e qeverisë së Kosovës

Qëndimi i prerë i kryeministit të vendit Ramush Haradinaj, se nuk do ta heq taksen 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ka bllokuar mundësinë e shkuares së vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Për deri sa partneri i kualicionit PDK-ja po kërkon heqjen e taksës dhe nuk po arrinë të bindë kryeministrin Haradinaj, për të marrë një vendim të tillë, vepimi i ardhëshëm mund të jetë shkuarja në zgjedhje dhe kështu të kërkohet mundësi për heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Edhe në partinë më të madhe opozitare në vend, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, është duke u shprehur të gatshëm ta votojnë rrëzimin e Qeverisë, për të ruajtur raportet me SHBA.

Por kryeministri i vendit ka mbështetjen e partive te jera opozitare si Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Partia Socialdemokrate (PSD), të cilat thonë se nuk e përkrahin asnjë iniciativë për rrëzimin e qeverisë për shkak të taksës.

Rexhep Selimi,i VV ka thnën sa i përket taksës ndaj Serbisë, Qeveria duhet të kaloi në reciprocitet të plotë, e jo të hiqet taksa.Duke folur në KTV-së ai ka thënë se sa më parë që të ndalet Hashim Thaçi aq më shumë do të shpëtojë Kosova.

Analistët politik kanë shprehur dyshime se vendi mnd të shkoj zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që edhe në kuadër të PDK dhe LDK ka deputet të cilët nuk do të votojnë rezimin e qeverisë për shkak të taksës së vënë ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...