9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Taksisti i Parisit e therr me thikë tifozen e Manchester United

Një tifoze e Manchester United thuhet se u ther me thikë në gjoks nga një shofer taksie në Paris mbrëmë.

44-vjeçarja thuhet se është duke kaluar në emergjencë pas sulmit pas fitores së Manchester United 3-1 ndaj PSG në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, raporton Sky Sports News .

Një burim tha se tifozja, së bashku me tre pasagjerë të tjerë, këndonin me zë të lartë duke festuar, kur shoferi i taksisë papritmas u vërsul mbi ta.

Ai mori një thikë dhe shkoi drejt një pasagjere femër dhe 44-vjeçare duke e goditur atë në gjoks me atë që është përshkruar si “një thikë e madhe”.

Tifozja u dërgua në spitalin “Europeen Georges-Pompidou” për operacion në mushkëritë e saj.

Policia franceze arrestoi një të dyshuar në mesditë, por se arma ende nuk është gjetur.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...