Piktorja prof. Lirodona Gjuka, ka njoftuar se nesër me 7 shkurt 2025, nga ora 14:00 në Pejë, në Galerinë e Arteve, tek Pallati i kulturës, do hapet ekspozita me piktura, e nxënësve më të talentuar të Shkolles së Artit “Odhise Paskali”.
Kuratore e kësaj ekspozite është vet piktorja e dalluar prof. Liridona Gjuka.
‘Ekspozita nuk është vetëm një prezantim i veprave artistike, por edhe një reflektim i rrugëtimit të tyre krijues, sfidave dhe ëndrrave që i shtyejnë përpara këta talent. Ekspozita është mbështetur nga DKRS në Pejë.’-ka thënë Gjuka, në deklarimin e saj për ‘RADIO 1’./Njeshi/