Futbollisti i Chelseas, Mykhailo Mudryk ka disa muaj që është i suspenduar nga futbolli, pasi kishte dal pozitiv për doping.
Sulmuesi ukrainas nuk ka luajtuar asnjë ndeshje që nga fundi i muajit nëntor të vitit të kaluar, pasi Federata Angleze ngriti akuza ndaj tij, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve të fundit, 24-vjeçari tashmë rrezikon të përballet me një dënim të rënd, prej katër viteve.
“Ne mund të konfirmojmë se Mykhailo Mudryk është akuzuar për Shkelje të Rregullave Anti-Doping duke pretenduar praninë dhe/ose përdorimin e një substance të ndaluar, për sa i përket Rregullores 3 dhe 4 të Rregulloreve Anti-Doping të FA.
Meqë ky është një rast i vazhdueshëm, ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej në këtë kohë”, thuhet në komunikatë.