16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Të armatosura deri në dhëmbë – Forcat speciale të policisë së RS-së po e ruajnë Dodikun në Sarajevë

Atmosferë rrethimi dhe kaosi i plotë ka përfshirë sonte Sarajevën Lindore.

Forcat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbe, të armatosura deri në dhëmbë, së bashku me truprojat personale të Milorad Dodikut, po ruajnë presidentin e këtij entiteti, pasi pjesëtarë të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) tentuan ta arrestonin.

Sipas raportimit të klix.ba nga vendngjarja, pjesëtarët e SIPA-s më herët kishin arritur në Qendrën Administrative të Qeverisë së RS-së, ku ndodhet Dodik, për ta arrestuar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës, e cila më parë kishte shpallur një urdhër-arrest qendror ndaj tij.Megjithatë, planin e SIPA-s e penguan pjesëtarët e policisë së entitetit, të cilët dolën në mbrojtje të një personi ndaj të cilit ekziston një urdhër-arrest gjyqësor.

Zhvillimi i tillë i ngjarjeve ngre pyetje serioze mbi sundimin e ligjit dhe mbi shkallën e kontrollit politik të drejtpërdrejtë ndaj policisë së entitetit.

Në vend që të veprojnë në përputhje me ligjet e shtetit, pjesëtarët e institucioneve të RS-së po tregojnë përsëri besnikëri ndaj një individi dhe jo ndaj rendit juridik.

Kujtojmë se, përveç Dodikut, janë shpallur urdhër-arreste edhe për kryeministrin e RS-së, Radovan Viskoviq, si dhe për kryetarin e Kuvendit Popullor të RS-së, Nenad Stevandiq, gjë që dëshmon për thellësinë e krizës juridike dhe politike në këtë entitet.

Dodik, më herët gjatë ditës, ka qëndruar në Shekoviq, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së projektit për gazifikimin e pjesës lindore të RS-së, dhe më pas ka mbërritur në Qendrën Administrative në Sarajevën Lindore për një takim me drejtues lokalë.Pikërisht aty e ka gjetur SIPA-ja, por duket se policia e entitetit i ka mundësuar që të mbetet i paprekshëm – të paktën për momentin. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...