15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Të burgosurit rinovojnë ambientet e brendshme në Burgun e Sigurisë së Lartë

Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë janë duke realizuar punime për renovimin e hapësirave të brendshme të institucionit.

Siç ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, puna po zhvillohet në dhomat e qëndrimit, banjot, korridoret dhe ambientet e përbashkëta, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe higjienës.

“Ky aktivitet po realizohet nën mbikëqyrjen e stafit teknik dhe sipas standardeve të sigurisë. Përfshirja e të burgosurve në këto punime synon jo vetëm përmirësimin e ambienteve, por edhe inkurajimin e rehabilitimit dhe angazhimit në aktivitete të dobishme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për të burgosurit, duke avancuar proceset rehabilituese dhe risocializuese në përputhje me standardet ndërkombëtare. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...