30.1 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Të Dielën Kurban Bajrami, namazi në ora 05:34 minuta – BIK-u i Pejës, me njoftim mbi grumbullimin e lëkurave

Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë, njofton se Dita e parë e KURBAN BAJRAMIT është të Dielën, ndërsa namazi i faljes së Kurban Bajramit falet në ora 05:34 minuta.
Pritja e mysafirëve në selinë e Bashkësisë Islame në Pejë do të bëhet nga ora 09:00 deri në ora 10:30 minuta.
Bashkësia islame e Pejës poashtu njofton besimtarët se KBI në Pejë organizon edhe  grumbullimin e mishit në automjetin frigo i cili do të jetë ne parkingu i selisë se KBI-së (tek kulla e Pashës) dhe tek pranë shoqatës “Bereqeti” dega në Pejë.
Njoftimi i plotë:

‘KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NE PEJË TË GITHË BESIMTARËVE ISLAM NË KOMUNËN TONË JU URON FESTËN E KURBAN BAJRAMIT DHE JU NJOFTON SE DITA E PARË E KURBAN BAJRAMIT ËSHTË DITËN E DIEL ME DATË: 16.06.2024

TEKBIRET KENDOHEN PREJ DITES SË SHTUNË PAS NAMAZIT TË SABAHUT DERI NË DITËN E KATËRT NË IKINDI.

Namazi i sabahut falet në ora: 04.19 min

Namazi I Kurban Bajramit falet ne ora: 05.34 min

Falja e namazit të Kurban Bajramit bëhet në të gjitha xhamitë e komunës së Pejës.

Pritja e musafirëve bëhet në selinë e Bashkësisë Islame në Pejë nga ora: 09.00 deri 10.30

Gjithashtu njoftohen besimtarët se KBI-e në Pejë organizon grumbullimin e mishit ne automjetin frigo i cili do të jetë ne parkingu i selisë se KBI-së (tek kulla e Pashes) dhe tek pranë shoqatës “Bereqeti” dega në Pejë.

Gjithashtu ju njoftojmë se edhe këtë vit në koordinim me ndërmarrjen publike “AMBIENTI” në Pejë do të bëhet grumbullimi i lëkurave të kurbanave në parkingun që gjendet pranë Këshillit të Bashkësisë Islame-Pejë, njëherit apelojmë tek të gjithë banorët që lëkurat e kurbanave mos ti hudhin nëpër kontenjer të lagjeve por në pikat që ndermarrja publike “Ambienti” i ka vendosur, pra tek parkingu i selisë së KBI-së (tek kulla e Pashes) dhe tek selia-baza e “KRM Ambientiť” që gjendet tek tranziti në Pejë.

Ju falemnderit për mirëkuptimin dhe bashkpunimin tuaj. Urime festa e Kurban Bajramit.’-thuhet në komunikatë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...