20.1 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Të dielën mbyllet një pjesë e autostradave Dr. Ibrahim Rugova e Arben Xhaferi

Një pjesë e autostradës ‘’Dr Ibrahim Rugova’’ dhe ‘’Abër Xhaferi’’ do të jetë e mbyllur të dielën.Kjo për faktin se do të mbahet Garat e Çiklizmit “Kupa e Kosovës”.

Policia e Kosovës njofton se gara do të mbahet nga ora 10:30 deri në ora 15:00, ku rruga që lidh Trudën me Hanin e Elezit do të jetë e mbyllur për pjesëmarrësit në trafik, përfshirë segmentin nga hyrja-dalja në Trudë deri në Hanin e Elezit.

Për të shmangur vonesa dhe për të siguruar udhëtimin pa pengesa, autoritetet kërkojnë nga qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative gjatë periudhës së mbylljes së këtyre rrugëve/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...