Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve tanë për në haxh. Në të gjithë këshillat e BI-së, nga përgjegjësit e këtyre këshillave, besimtarët myslimanë, që këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, janë duke i marrë edhe këshillat dhe mësimet e duhura se si duhet të kryet ky ritual.
Për ta kryer haxhin, këtë vit nga Kosova do të udhëtojnë 1576 besimtarë, ndërsa grupi i parë i besimtarëve parashihet që të udhëtojë, më 2 qershor 2024. /Njeshi/