23.3 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Të dyshuarit për vrasjen e policit Muhamed Lika ende në arrati

Tri ditë nga rasti, ende nuk është arrestuar ndonjë i dyshuar për vrasjen e policit Muhamed Lika, mbrëmjen e së martës në Kaçanik.

Nga Policia e Kosovës, kanë thënë për media se autorët ende nuk janë kapur.

Rreshteri, Muhamed Lika u vra para banesës së tij mbrëmjen e 1 prillit teksa kishte përfunduar orarin e punës.

Kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, në një konferencë për media tha se të dyshuar për vrasjen e policit janë dy persona, të cilët s’janë identifikuar ende.

Ditëve të fundit, numri i vrasjeve në Kosovë ka shënuar rritje. Në fund të marsit u regjistruan katër vrasje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...