15.2 C
Pec
E enjte, 1 Qershor, 2023

Të enjten në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për Trustin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten do ta kenë në shqyrtim të parë peticionin e nënshkruar nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin Projektligjin për Trustin, që sipas tij do të ndihmonte qytetarët të përballojnë krizën ekonomike.

Të tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK përkrahin tërheqjen deri në 30 % të kursimeve pensionale.

Ndërsa nga Vetëvendosje shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar edhe njëherë se kjo parti nuk do të votojnë pro tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti.

Mendim të njëjtë me Kusari-Lilen nuk ka edhe Fatmir Humolli, ani se i takon grupit të deputetëve të Vetëvendosjes, partisë në pushtet e cila është kategorikisht kundër një nisme të tillë.

“Unë nuk kam ndërruar qëndrim. Do të votoj pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti”, u shpreh Humolli

Humolli e arsyetoi qëndrimin e tij të kundërt që ka me partinë karshi kësaj teme.

“Sa humbin mjetet nëpër kompani ndërkombëtare, më mirë t`i marrin qytetarët”, theksoi Humolli.

Shqyrtimi i Projektligjit për Trustin vjen në Kuvend pas mbledhjes së mbi 20 mijë nënshkrimeve nga qytetarët e Kosovës.

Ndërsa drejtori i Trustit, Adrian Zalli, ka thënë se nëse projektligji kalon në Kuvend, rreth 600 milionë euro do të tërhiqen.

“Prej shifrave nëse shkohet siç është propozuar në ligj shuma qe do të tërhiqet është mbi 594 milionë euro nëse të gjithë i tërheqin, nëse marrim praktikën se sa i kanë tërhequr herën e kaluar është 95 për qind. Është e pritshme që e njëjta të tërhiqet rreth 600 milionë euro”, ka theksuar Zalli./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...