-0.1 C
Pec
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Të gjitha vendimet nga mbledhja fundit e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar dje mbledhjen e radhës, saktësisht mbledhjen e 121-të me radhë.
Me këtë rast nga Qeveria e Kosovës janë aprovuar disa projekt-propozime.

Në kuadër të kësaj, Qeveria mori vendim që të ndajë sërish nga 50 euro për sektorin publik në vend, në kuadër të muajit janar.

Njoftimi i plotë nga Qeveria e Kosovës:

– U aprovua programi Legjislativ i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, i cili parasheh që gjatë këtij viti qeveria do të përgatisë dhe procedojë 100 projektligje në Kuvendin e Republikës së Kosovës

– U miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për Lirinë Fetare me të cilin ndër të tjerash synohet të rregullohet Statusi Juridik i Bashkësive fetare në Kosovë.

– U emëruan anëtarët e Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve me përbërjen si në vijim:

  1. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI):

1.Valbona Fetiu Mjeku;

  1. Muhamer Ibriqi.
  2. Përfaqësues i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve:
  3. Ferdeze Agaj Mehmeti.
  4. Përfaqësues i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë:

1.Valmira Sejdiu.

  1. Përfaqësues i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve:
  2. Leunora Zylfijaj Ahmeti.
  3. Përfaqësues i ministrive tjera relevante:
  4. Albana Sahiti Morina- Ministria e Shëndetësisë.
  5. Përfaqësues të universiteteve:
  6. Ramadan Duraku – Universiteti “Hasan Prishtina”- Prishtinë;
  7. Driton Sylqa -Universiteti ” Haxhi Zeka” -Pejë.
  8. Përfaqësues të organizatave të partnerëve socialë:
  9. Besim Mustafa-Oda Ekonomike e Kosovës;
  10. Bedri Xhafa- Oda Ekonomike Gjermano Kosovare.
  11. Përfaqësues të OJQ-ve për arsim dhe aftësim:
  12. Afrim Gjelaj- KIMERK/MIRECK.
  13. Përfaqësues të ofruesve të arsimit dhe aftësimit nga sektori privat:
  14. Driton Hapçiu -Cacttus Education.
  15. Përfaqësues për nxënësit me nevoja të veçanta:
  16. Rrustem Gashi-Handikos.

– U aprovua kërkesa për bartje të së drejtës së shfrytëzimit dhe ndryshimit të shfrytëzuesit të parcelave kadastrale që ndodhën në Komunën e Rahovecit, Kramovik dhe Petkovic, në dobi të interesit publik për periudhë tridhjetë (30) vjeçare, me qëllim të rritjes së kapaciteteve energjetike me burime të ripërtëritshme.

– U miratua kërkesa për shpronësim të pronave në Kryshevc të Komunës së Obiliqit dhe në Fushë Kosovë për ndërtimin e Parkut me Panele Solare me kapacitet prej 100 MW.

– U bë plotësim-ndryshimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 11/68 të datës 23.03.2022 për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike. Me këtë vendim ndryshohet dhe plotësohet pika 2 e vendimit, sipas të cilës Muhamet Thaçi nga Ministria e Mbrojtjes zëvendësohet me nënkolonel Fidaim Elshanin. Gjithashtu Elmaze Pireva nga Ministria e Punëve të Jashtme zëvendësohet me Shkëlzen Morinën po nga kjo ministri.

– U bë gjithashtu, plotësim-ndryshimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 10/104, të datës 10.08.2016, sipas të cilit ndryshim, Zenel Leku caktohet kryetar i Komisionit.

– U miratua Koncept-dokumenti për Akademinë e Drejtësisë i cili analizon funksionimin e Akademisë së Drejtësisë. Sipas koncept-dokumentit rekomandohet hartimi i Ligjit të ri për Akademinë e Drejtësisë e cila do të funksionojë e pavarur dhe do të udhëhiqet nga një Këshill Drejtues i pavarur që do të emërohet sipas Ligjit.

– U miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike për Projektin “Qëndrueshmëria Klimatike në Sektorin e Ujit në Kosovë”

– U miratua nisma për negocimin e Amendamentit të “Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit” ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky amendament i Marrëveshjes do të zbatohet në prokurimin e aktiviteteve të shërbimeve shëndetësore klinike të financuara nga fondet publike dhe është në përputhje edhe me ndryshimet ligjore në këtë fushë në Mbretërinë e Bashkuar.

– U miratua edhe ndryshimi i pasqyrave të ndarjeve buxhetore në Ligjin për Buxhetin 2023, në mënyrë që të sigurohet shlyerja e detyrimeve financiare të organizatave buxhetore ndaj operatorëve gjatë vitit 2022.

– U miratuan pasqyrat e përgjithshme financiare të shpenzimit të Buxhetit për vitin e kaluar, që do t’i paraprijnë Raportit të përgjithshëm të realizimit dhe shpenzimit të buxhetit 2022.

– U vazhdua shtesa prej 50 euro për muajin janar për punëtorët e sektorit publik, në kuadër të Pakos së Përballjes me Inflacionin, sikurse u vazhdua shtesa për punëtorët shëndetësorë edhe për muajin janar.

– U miratua vendimi i ri për Masat emergjente ne furnizim me energjinë elektrike, të ngjashëm me vendimin e kaluar.

– U miratua Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar.

– Në fund, u miratua dhe vendimi përfundimtar për shpronësim për realizimin e projektit të “Varrezave të Qytetit” në Komunën e Podujevës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...