13.8 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Të hënën mbahet seanca e përbashkët e qeverive Mali i Zi – Shqipëri

Të hënën do të mbahet seanca e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë, në godinën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), Podgoricë.

Pritet që ceremonia e mirëseardhjes solemne dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së të fillojë në orën 10:30, ndërsa fillimi i seancës së përbashkët është planifikuar për në orën 10:45.

Gjatë këtij takimi është parashikuar po ashtu që të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve, Dritan Abazoviq dhe Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...