15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Të hënën seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjatë javës së ardhshme do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dalin përballë trupit gjykues në Hagë nga e hëna deri të enjten, me të gjitha seancat që fillojnë në ora 09:00.

Kujtojmë se gjatë javës u mbajtën dy konferenca dhe vetëm një seancë gjyqësore, në të cilën ish-presidenti Hashim Thaçi nuk u ndje mirë.

Të martën e 18 shkurtit, Specialja vendosi për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime lufte.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, vendosi për modifikimin e dënimeve të Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari dhe mundësoi lirimin e tyre sot me kushtet e përcaktuara në vendimet përkatëse. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...