4.7 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Të hënën seanca për buxhetin e Kosovës 2025, opozita ka deklaruar se nuk do ta votojë

Kuvendi i Kosovës të hënën pritet të mbajë seancë plenare. Aty do të diskutohet për buxhetin e Kosovës për vitin 2025, derisa Kuvendi ka njoftuar se seanca fillon nga ora 10:00.

“1 . Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.” , thuhet në njoftim.

Megjithatë, në fillim të javës opozita deklaroi se nuk ta votojë buxhetin e hartuar nga qeveria aktuale e Albin Kurtit.

Arsyet për mosvotim, opozita tha se kanë të bëjnë me dilemat ligjore dhe varfërimin që i bën ekonomisë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo parti nuk do ta votojë këtë buxhet.

Ai ka thënë se Kosova mundet më mirë, dhe se buxhetet nga qeveria aktuale s’kanë lënë kurrfarë gjurme.

“Sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u caktua që ditën e hënë me 11 nëntor, të sillet për miratim buxheti për vitin 2025. Buxhetet e miratuara ndër vite nga qeveria aktuale, nuk kanë lënë kurrfarë gjurme, as në zhvillim, as në mirëqenie as në ekonomi. Duke qenë plotësisht të bindur se Kosova mundet më mirë, ne nuk do ta votojmë këtë buxhet”, ka shkruar Tahiri.

“Shpresën, mirëqenien dhe angazhimin për ta bërë më mirë Kosovën, do ta reflektojë në buxhetin për vitin e ardhshëm, Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, me kryeministër Bedri Hamzën”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

Krahas, PDK-së, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi deklaroi se kjo parti nuk do ta votojë buxhetin pasi sipas tij, ai ka probleme ligjore dhe kushtetuese.

Buxhetin për vitin 2025 s’do ta votojë as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kështu njoftoi sot pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri.

“Në bazë të asaj që kemi parë, buxheti i kësaj qeverie që po e përfundon vitin e katërt, është buxheti që konfirmon mbytjen e zhvillimit ekonomik i cili ia ka varrosur shpresën 80 mijë qytetarëve që punojnë në shtetin e Kosovës për një pagë të dinjitetshme, buxheti i cili nuk ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm dhe buxhet i cili nga ne do të kundërshtohet fuqishëm. Buxheti duhet të rishikohet në mars të vitit 2025”, u shpreh Tahiri në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.

Ndryshe, javën që shkoi Qeveria ka miratuar Projekt-buxhetin për vitin 2025, që kap shifrën prej 3 miliardë e 608 milionë euro.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky buxhet është për të gjithë, duke theksuar se krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar, rritja është për rreth 300 milionë euro.

Kurti ka folur për rritjen e pagave, duke thënë se në buxhetin e vitit të ardhshëm parashihet rritja e pagave për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Kjo, thotë ai e sjellë pagën mesatare në sektorin publik për vitin 2025 në 870 euro bruto.

Kurti ka thënë se në buxhet parashihen gjithashtu 100 milionë euro shtesë për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20%, si dhe 60 milionë euro shtesë për skemën e shtesave për fëmijë.

Ai ka thënë se për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për sigurimin e barnave esenciale dhe materiale tjera të nevojshme shëndetësore, janë ndarë 105 milionë euro.

Ai ka bërë të ditur se 87 milionë euro janë planifikuar për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes, që do të shkojnë në municion, pajisje e furnizime të nevojshme ashtu që policia dhe ushtria t’i kryejnë detyrat me efikasitet të plotë. Shefi i ekzekutivit shtoi se buxheti i përgjithshëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë vitin tjetër do të jetë që në fillim në nivel të 2% të Bruto Produktit Vendor dhe me shtesat përgjatë vitit do ta tejkalojë vlerën prej 208 milionë euro.

“87 milionë euro tjera i kemi planifikuar për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes, që do të shkojnë në municion, pajisje e furnizime të nevojshme ashtu që policia dhe ushtria jonë t’i kryejnë detyrat me efikasitet të plotë. Ndërkaq buxheti i përgjithshëm për Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë vitin tjetër do të jetë që në fillim në nivel të 2% të Bruto Produktit Vendor, sipas standardit të NATO-s. Me shtesat përgjatë vitit do ta tejkalojë vlerën prej 208 milionë euro”, shkroi Kurti.

Ai tutje tha se investimet kapitale në vitin 2025 do të jenë në vlerë prej 930 milionë euro. Kurti paralajmëroi se komunat do të kenë buxhet më të madh se që kanë pasur ndonjëherë teksa njoftoi se katër milionë euro do të shkojnë për Luginën e Preshevës/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...