Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet për çështjen e sigurimit të librave për nxënësit.
Në ftesë të siguruar media e që iu ka shkuar deputetëve, thuhet se seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet të hënën duke filluar nga ora 12:00.
Pika e rendit të ditës është: Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Seanca vjen pasi deputetët e partive opozitare kanë dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme parlamentare për 4 shtator, për siç kanë thënë “dështimin e Qeverisë për të siguruar tekstet shkollore për nxënësit”.