Derisa entuziastët miliarderë të hapësirës nisen për në hapësirë, më e mira që shumica e njerëzve mund ta bëjnë është të shikojnë me zili.

Ekziston një mënyrë tjetër, megjithatë, për të ndjerë se si do të ishte të ‘notoje’ në hapësirë si një astronaut, me vetëm 7,500 dollarë për person për një udhëtim 90-minutësh.

Njerëzit mund të përjetojnë ndjenjën e një astronauti brenda një ambienti me zero gravitet.

Përvoja e Zero Gravitetit lejon që aventurierët të rrokullisen, të notojnë dhe të varen me kokë poshtë në kabinën e zbrazët të një Boeing 727, sipas shefit ekzekutiv të Korporatës Zero G, në SHBA, Matt Gohd.