26.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Të martën kthehen xhudistët që morën pjesë në Lojërat Olimpike, Komuna e Pejës zbulon axhendën e pritjes madhështore

Gjatë ditës së martë, do të arrijnë në Kosovë, xhudistët pejanë që morën pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku fituan dy medalje të arta.

Me këtë rast, Komuna e Pejës, ka organizuar një manifestim madhështor, që do të fillojë në orën 20:00, me shfaqjen e kronikave nga lojërat e zhvilluara në olimpiadë.

“Toka e Grykës, Lumëbardhit dhe Kampionëve”, është moto e këtij organizimi, që përfundon në orën 21:00 me një shfaqje me fishekzjarrë.

Pjesa qendrore e këtij organizimi madhështor, është dalja në skenë e xhudistëve, e Ekipit Olimpik, që pritet të ndiqet nga afër, prej një numri shumë të madh të njerëzve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...