16.7 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Të miturit vodhën biçikleta dhe helmeta në një objekt në Junik

Disa persona të dyshuar kanë hapur me forcë dritaren e një objekti ku kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 25.05.2024 rreth orës 11:00 në Junik.

Tutje bëhet e ditur se pas një pune operativo hetimore janë identifikuar pesë të dyshuarit të moshës së mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve.

“Më datë 25.05.2024 ka ndodhur një vjedhje në një objekt, ku të dyshuarit kanë hapur me forcë dritaren e objektit dhe nga aty kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës. Pas një pune operativo hetimore janë identifikuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të moshës se mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve”, thuhet në raport.

Në raport po ashtu bëhet e ditur se biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe me udhëzim të prokurorit të dyshuarit janë liruar”, thuhet ndër të tjera në raport. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...