19.7 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Të paktën 19 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Sulmet ajrore izraelite, të kryera gjatë natës, kanë lënë të vrarë të paktën 19 persona. Në mesin e viktimave janë një grua dhe gjashtë fëmijët e saj.

Sulmet izraelite përfshijnë një sulm në orët e para të së dielës në një shtëpi në qytezën Deir al-Balah, ku u vra gruaja me gjashtë fëmijët e saj, sipas spitalit Martirët e Al-Aksës.

Ndërkaq, një sulm ajror në qytezën Xhabalija goditi dy banesa, duke vrarë dy burra, një grua dhe vajzën e saj, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Një tjetër sulm, afër qyteti jugor Han Junis la të vrarë katër pjesëtarë të një familjeje, përfshirë dy gra, sipas spitalit Naser.

Këto sulme u kryen, teksa të dielën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të qëndrojë në Izrael, ku do të takohet me zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...