11 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Të paktën 61 gazetarë u vranë në konfliktin Izrael-Hamas

Të paktën 61 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Kështu ka raportuar Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), i cili ka dhënë edhe disa detaje rreth kombësisë së zyrtarëve të medias.

CPJ njoftoi se bëhet fjalë për 54 gazetarë palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë, shkruan cnn.

Grupi i avokimit të gazetarisë thotë se konflikti i fundit Izrael-Gaza “ka shkaktuar muajin më vdekjeprurës për gazetarët që kur CPJ filloi të mblidhte të dhëna në vitin 1992”.

Vdekja e fundit e një anëtari të medias ishte e premtja kur Montaser Al-Sawaf, gazetar i pavarur që punonte për agjencinë turke të lajmeve Anadolu, u vra në një sulm izraelit.

Ndryshe, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka raportuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë vrarë 178 palestinezë si rezultat i sulmeve ajrore izraelite. Ministria gjithashtu konfirmoi se 589 persona janë lënduar pas përfundimit të armëpushimit njëjavor mes Izraelit dhe Hamasit./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...