0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Të plagosurit në Skenderaj i amputohet këmba, pamje pas sulmit me të shtëna armësh ku humbi jetën një 39-vjeçar

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, pas të shtënave me armë zjarri mbrëmë rreth orës 01:21 në Skenderaj.

Policia e Kosovës, se ngjarja ka ndodhur në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt.

Avni Zahiti, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Mitrovicës, tha se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Ai tha se dy persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë brenda në kafiteri, teksa kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Trupi i pajetë i viktimës N.L., 39-vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shaqir Uka nga intensiva në QKUK ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit në incidentin në Runik të Skenderajt është në gjendje më të rëndë nga lëndimi që ka marrë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit dhe për këtë arsye gjatë një intervenimi kirurgjik është dashur t’i amputohet pjesa e nëngjurit të këmbës së djathtë.

Mes tjerash, Policia tha se autorët në kërkim, kurse hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rastit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...