28.8 C
Pec
E diel, 21 Korrik, 2024

Të premten mundësi për rrebeshe shiu, në fundjavë moti përmirësohet dukshëm

Të premten  parashihet mot i ndryshueshëm, me intervale me diell e vranësira.

Pasdite herë herë priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, por me pak gjasa që të zhvillohen në stuhi më të ashpra me breshër. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 17C, derisa ato maksimale pa ndryshim prej ditës së sotme, shkojnë në 24C e 27C.

Mot më stabil parashihet në fundjavë, me intervale më të gjata me diell dhe rritje të temperaturave deri në 32C e 33C. Pak mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu mbeten ditën e shtunë, kryesisht përreth zonave malore.

Të hënën edhe më nxehtë me maksimale deri në 34C. Nga dita e martë sërish pritet përkeqësim i motit, me zhvillime të mundshme të stuhive me shi e breshër në pjesë të vendit, ndërkohë që edhe temperaturat pësojnë rënie në 25C. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...