“Të qash është më efikase sesa qeshja ose fjetja kundër stresit”, ka thënë ai. Yoshida sqaron se dëgjimi i baladave, shikimi i filmave të dhimbshëm dhe leximi i librave mund të sjellin dobi të mëdha për shëndetin mendor, duke simuluar aktivitetet nervore parasimpatike, që sjell deri te ngadalësimi i ritmit të zemrës. “Nëse qani një herë në javë mund të jetoni pa stres”, ka shtuar ai.
Por Yoshida nuk është i vetmi që insiston se vajtimi ndihmon kundër stresit, pasi edhe një studim i kryer në vitin 2008 me 3000 persona ka zbuluar se personat që kanë qarë janë ndier më mirë në situata të rënda.
]]>