Të paktën katër persona janë vrarë dhe disa tjerë janë plagosur, në të shtënat masive që kanë ndodhur në Birmingham të Alabama, ka njoftuar policia amerikane.
“Shumë të shtëna mbi një grup njerëzish në zonën Five Points South”, tha Truman Fitzgerald nga policia në Birmingham.
Policia ka gjetur trupat e dy burrave dhe një gruaje në vendin e ngjarje, kurse viktima e katër ka ndërruar jetë në spital nga plagë e marra nga arma e zjarrit.
Detektivët dhe hetuesit po hetojnë rastin nëse sulmuesi u ishte afruar në këmbë viktimave apo ishte me veturë.
Deri më tani nuk ka të arrestuar apo të dyshuar lidhur me rastin. /Njeshi/