20 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Të shtëna me armë në Dollc të Klinës

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në fshatin Dollc të Klinës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për Telegrafin se janë arrestuar dy persona.

“Me datë 23 mars  janë pranuar informatat nga stacionin policor në Klinë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dollc. Pas veprimeve hetimore, në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve, ku me pas ra rezultuar me bastisje dhe arrestimin e dy personave”, ka thënë Nikçi.

Ai ka shtuar se gjatë bastisjes janë sekuestruar armë të ndryshme, të llojit Ak-47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës.

“Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, njëri për veprat penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm”  dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve”  dhe i dyshuari tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve””, ka thënë Nikçi.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...