15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Të shtëna me armë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, vritet një grua

Një grua është vrarë sot në në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj pas disa të shtënave me armë zjarri.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli.

Deklarata e plotë e tij:

Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët  janë në vendin e  ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndêrsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...