Tre persona u vranë në një parking jashtë zyrës së licencave të shoferit në Louisville, Kentucky, ka njoftuar policia.
Një viktimë mashkull vdiq në vendngjarje ndërsa dy viktima femra vdiqën në spital.Ndërsa asnjë i dyshuar nuk është në paraburgim, shkruan the Independent.
Dëshmitarët thanë se ai ishe larguar nga vendi i ngjarjes.“Nuk ka të dyshuar të njohur”, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë Metropolitane të Louisville.
Gjithashtu, policia beson se nuk ka më kërcënim për publikun.“Është absolutisht një tragjedi dhe jam i befasuar që nuk kishte më shumë njerëz të lënduar sepse shumë njerëz po qëndronin jashtë”, tha majori Donald Boeckman.Ndryshe, Njësia e Vrasjeve e departamentit do të hetojë të shtënat./Njeshi/