Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc të komunës së Deçanit.
Rasti është raportuar rreth orës 06:40, ndërsa Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“I plagosuri fillimisht është dërguar në QKMF në Deçan, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor,” ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, njësitet relevante policore ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me zbardhjen e rrethanave të rastit.
Nuk janë dhënë ende informacione për të dyshuarin apo motivin e sulmit, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë. /Njeshi/