Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 09:40 në rrugën “Fehmi Agani” në Klinë, në afërsi të një shkolle.
Rastin e ka konfirmuar për media, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ky i fundit ka bërë të ditur se i dyshuari fillimisht është larguar, ndërsa pas pak koha policia ka arritur ta arrestojë.
“Sot rreth orës 09:40, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Klinë, në afërsi të një shkolle. Personi i dyshuar fillimisht është larguar dhe pas pak kohe, policia ka arritur që ta arrestojë”, tha Gashi /Njeshi/