Të shtëna armësh janë drejtuar sot ndaj një automjeti të blinduar në Bushat të Shqipërisë.
Bëhet e ditur se nga këto të shtëna armësh nuk ka të lënduar, shkruan Abcnews.al.
“Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar”.
“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë./Njeshi/