15 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, arratisen të dyshuarit

Gjatë mbrëmjes së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë.

Lajmin për ‘RADIO 1’ e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku njoftoj se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit.

Elezaj, tutje bëri të ditur se të dyshuarit janë në kërkim të policisë.

“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, ka thënë Elezaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...