Një incident ka ndodhur sot në Malishevës.
Aty rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku”, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga policia.
Zëdhënësi rajonal Sheremet Elezaj, tha për media se nga ky rast nuk ka ndonjë të lënduar, derisa sipas tij është arrestuar një i mitur.
“Atë që mund t’ju konfirmoi aktualisht është se sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një të dyshuar, mashkull i moshës së mitur. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, tha Elezi /Njeshi/