27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, policia arreston 46-vjeçarin dhe sekuestron një armë

Policia ka arrestuar një 46-vjeçar në Pejë, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Siç thuhet në njoftim, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur  tre fishek të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 07.07.2024, është njoftuar se në fshatin Katundi i Ri në Pejë, në një shtëpi ka të shtëna me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, ku janë gjetur tre fishek të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër. Arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se pas një pune intensive të hetuesve me datë 19. 02. 2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin: H. H. i lindur me 1978.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...